Informacioni për mbrojtjen e të dhënave në përputhje me Art. 13 DSGVO StartWien Newsletter

Ju lutemi të merrni parasysh që të dhënat personale që i jepni ose të dhënat si mëposhtë do të përpunohen për qëllime të marrëdhënieve me publikun, nëse shprehimisht keni pranuar dhe kështu keni dhënë pëlqimin tuaj sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave:

Pëlqimi për të marrë gazetën

Qëllimi:

  • Administrimi i listës së abonimit për gazetën StartWien
  • Dërgimi i postimeve të rregullta me email me informacion në lidhje me aktivitetet e StartWien dhe ofertat në shumë gjuhë

Baza ligjore:

  • Pëlqimi (Art. 6 Abs. 1 lit. a DSGVO)

Ky përpunim i të dhënave shërben për qëllim të informimit për aktivitetet e StartWien dhe ofertat shumëgjuhëshe. Kur regjistroheni për buletin, përveç të dhënave që keni dhënë (E-mail adresa), shenjat teknike kryesore që janë të nevojshme për përdorim automatikisht regjistrohen. Në përgjithësi, të dhënat e mëposhtme përpunohen:

  • E-Mail adresa
  • Koha dhe IP-adresa në kohën e regjistrimit si pjesë e procedurës së zgjedhjes së dyfishtë (pas regjistrimit do të merrni një email me ndihmën e të cilit duhet të konfirmoni përsëri regjistrimin tuaj).

Ne të dhënat tuaja i përpunojmë vetëm me qëllim të menaxhimit dhe dërgimit të buletinit ose për të ju përgjigjur pyetjeve.

Pëlqimi për vlerësimin statistikor

Qëllimi:

  • Analiza e përdorimit të buletinit (hapja e postës elektronike- sjellja e klikimeve, pajisja përfundimtare)

Baza ligjore:

  • Pëlqimi i personit në fjalë

Për ta bërë gazetën më interesante, pas pëlqimit tuaj bëjme regjistrimin statistikisht optimal nëse një buletin/gazetë është hapur dhe cilat lidhje përdoruesit kanë klikuar në buletin, me cilin lloj pajisjeje (desktop/celular) dhe sistem operativ është hapur buletin. Ne nuk i përdorim këto analiza për vlerësim individual. Vendimmarrja e automatizuar nuk përfshinë profilizimin, shënimin ose të ngjashme.

Si funksionon vlerësimi statistikor: Kur dërgoni, një piksel përcjellës, domethënë një imazh transparent të pa dukshëm 1x1 piksel i madh, i ngulitur në mënyrë të padukshme në një E-mail HTML. Kur E-maili thirret, pikseli i gjurmimit ngarkohet nga serveri në internet dhe i caktohet qartë përdoruesit përkatës, e përdoruesi përkatës përmes E-mailit. Kjo mundëson që të bëhet një vlerësim statistikor në kohën dhe numrin e hapjeve të buletinit/gazetës. Kur numëroni lidhjet, lidhjet në buletin HTML janë të koduara posaçërisht, dhe vlerësohet se cilat lidhje janë klikuar dhe sa shpesh. Kjo na tregon se cilat oferta në buletin janë pranuar mirë dhe mund të optimizojmë në përputhje me rrethanat përmbajtjen. Këtu nuk ka personalizim të lidhjeve.

Në përgjithësi për këtë qëllim, llojet e mëposhtme të të dhënave përpunohen:

  • Adresa E-mail
  • Data dhe koha e marrjes, hapja dhe klikimi i lidhjes
  • Numri i hapjeve
  • Numri i klikimeve të lidhjeve (linkut)
  • Lloji i pajisjes (desktop/celular)
  • Sistemi operativ i pajisjes që është përdorur për të thirrur buletinin/gazetën përkatëse

Për dërgimin e gazetave ne përdorim procedurën e zgjedhjes së dyfishtë (DOI). Buletini do t'ju dërgohet vetëm pasi të keni konfirmuar regjistrimin tuaj, përmes një emaili të dërguar nga ne dhe një linku të përfshirë në të

Ju mund në çdo kohë të largoheni nga abonimi nga buletini në të cilin jeni regjistruar. Ju gjithashtu mund të anuloni pëlqimin tuaj në çdo kohë për të marrë buletinin, dhe pëlqimin tuaj për analiza statistikore me efekt për të ardhmen mund të terhiqni duke na informuar për vendimin tuaj me E-mail në startwien@ma17.wien.gv.at. Ju gjithashtu mund në çdo kohë të tërheqni abonimin nga buletini duke klikuar në lidhjen me terheqjen e abonimit (Abmelde-Links) në fund të çdo buletini. Nëse anuloni pëlqimin tuaj përkatës, do të ndalet dërgimi i gazetës ose mbledhja e të dhënave si pjesë e analizës statistikore.

Gjatë procedurës, nuk bëhen kërkesa për regjistër. Të dhënat personale të abonentëve të buletinit si dhe analiza statistikore nuk transmetohen. Përpunimi i të dhënave bëhet brenda organizatës sonë. Përpunimi i të dhënave me qëllim të buletinit (duke edhe përfshirë serverin e postës të përdorur për shpërndarje) mbahet në sistemet e EDV MA 01.

Të dhënat që na jepni do të përpunohen vetëm për atë kohë që keni dhënë pëlqimin tuaj, për të marrë buletinin ose për analiza statistikore. Nëse tërhiqni pëlqimin tuaj, të gjitha të dhënat tuaja personale do të fshihen. Ato të dhënat nuk do të përdoren për ndonjë qëllim tjetër.

Udhëzim

Ju nuk jeni të obliguar të jepni të dhënat tuaja. Nëse nuk keni dhënë një E-Mail adresë, nuk do të mund të dërgohet as buletini. Nëse të dhënat e analizës nuk sigurohen, nuk ka vlerësim statistikor, por akoma mund të merret gazeta.

Ju keni të drejtë të kërkoni informacione në lidhje me të dhënat tuaja personale (Art. 15 DSGVO). Ju gjithashtu keni të drejtë ti fshini/korrigjoni të dhënat e pasakta ose të paplota (Art. 16 DSGVO), e drejta për të fshirë të dhënat tuaja (Art. 17 DSGVO), e drejta për "përcjellje të të dhënave" (Art. 20 GDSVO) si dhe e drejta për të kufizuar përpunimin (Art. 18 DSGVO).

Nëse keni dhënë pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave tuaja personale, ju keni të drejtë në çdo kohë të anuloni këtë pëlqim në përputhje me Artin 7 të DSGVO. E drejta për përpunimit e të dhënave e kryer deri në këtë kohë mbetet e paprekur nga revokimi.

Nëse jeni të mendimit se të drejtat tuaja nuk po përmbushen ose nuk përmbushen sa duhet, ju keni mundësinë të paraqisni një ankesë në autoritetin e mbrojtjes së të dhënave.

Më shumë informacione

Përgjegjës për punën e përpunimit: Departamenti i Integrimit dhe Diversitetit

Nëse keni pyetje në lidhje me mbrojtjen e të dhënave, mund të kontaktoni zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave të Qytetit të Vjenës me E-mail: datenschutzbeauftragter@wien.gv.at

Informacione të mëtejshme mund të gjenden në:

Contact for this page:
City of Vienna | Intergration and Diversity
Contact form